
Shërbimet Tona
E-Max Prime Veneers


Faseta premium prej qeramike për një buzëqeshje natyrale, të bardhë dhe afatgjatë – me ndërhyrje minimale.


E-Max Crown
Kurora prej qeramike me estetikë të lartë dhe jashtëzakonisht rezistente – për një rikonstruksion natyral dhe afatgjatë.
Të forta, estetike dhe 100% biokompatibile. Zgjidhja ideale për një buzëqeshje natyrale dhe të qëndrueshme.
Zircon


Laser Paradontoligia
Trajtim modern i mishrave të dhëmbëve pa bisturi, pa dhimbje dhe me shërim të shpejtë.


Implant
Zgjidhje e përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve – funksionalitet maksimal, estetikë dhe stabilitet.


Invisaling
Rreshtimi i dhëmbëve pa aparatin dentar – i padukshëm, i rehatshëm dhe efektiv.
Rreth Nesh
Me mbi 10 vjet përvojë në fushën e stomatologjisë estetike dhe shëndetit oral, Hollywood Dental Aesthetic është një klinikë moderne dhe e specializuar që i ofron çdo pacienti buzëqeshjen që meriton. Nën kujdesin e Dr. Anisa Duka, një emër i njohur për profesionalizëm dhe përkushtim. Klinika jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh të nivelit të lartë, me teknologji të avancuara dhe trajtime bashkëkohore.




Çfarë na dallon:
Konsultë falas për të gjitha shërbimet dentare dhe dermoestetike
Rezervime online për komoditetin tuaj
Parkim falas për pacientët – për një përvojë pa stres
Ambient modern dhe sterilizuar sipas standardeve ndërkombëtare
Shërbimet tona kryesore për stomatologjinë estetike dhe funksionale:
Faseta E-Max Prime & Kurora E-Max – për rezultate maksimale estetike dhe qëndrueshmëri të gjatë
Kurora dhe ura prej zirkoni – për rezistencë, estetikë dhe biokompatibilitet të lartë
Implantet dentare – zgjidhje të përhershme dhe natyrale për dhëmbët e munguar
Invisalign – aparate ortodontike të padukshme për rreshtimin e dhëmbëve pa tela tradicionale
Laser paradontologji – trajtime të avancuara për mishrat e dhëmbëve pa dhimbje dhe pa ndërhyrje agresive
Estetika dhe kujdesi i lëkurës:
Trajtim profesional fytyre me produkte të certifikuara për përmirësimin e cilësisë së lëkurës
Në Hollywood Dental Aesthetic besojmë se një buzëqeshje e shëndetshme është çelësi i vetëbesimit. Qëllimi ynë është të ofrojmë kujdes të personalizuar për çdo pacient, duke kombinuar artin e estetikës me shkencën e stomatologjisë. Ejani të na vizitoni dhe zbuloni pse qindra pacientë na kanë besuar buzëqeshjen e tyre!
Dr. Anisa Duka
E lindur në Tiranë, Dr. Anisa Duka është një stomatologe me mbi një dekadë përvojë në fushën e mjekësisë dentare. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, në Universitetin e Tiranës (2018–2021).
Pas diplomimit, Dr. Duka ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe specializimesh profesionale në Gjermani, Itali dhe Turqi, në fusha si estetika dentare, protetika, implantologjia dhe parodontologjia. Ajo është gjithashtu e certifikuar në konceptin modern të Smile Design, duke kombinuar artin dhe shkencën për të krijuar buzëqeshje natyrale dhe harmonike.
E njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, Dr. Duka është ftuar në seminare dhe konferenca ndërkombëtare që trajtojnë zhvillimet më të fundit në stomatologji. Çdo ditë, ajo e ushtron profesionin me pasion dhe kujdes, me synimin për të zbukuruar dhe përmirësuar buzëqeshjen e çdo pacienti që i beson trajtimin.



Apliko Online
Plotësoni formularin tonë dhe një nga përfaqësuesit tanë do të jetë i gatshëm t'ju asistojë.
Kontakti
Na kontaktoni për ç'do pyetje

